Drejtësia shpërblyer e 21 janarit, dhe një krahasim me 2 prillin e vitit 1991!

Nga Armand Maho

Ne 14 shtator fqinji in u vra ne protesta qe zhvilloi PD per vrasjen e Azem Hajdarit. Nje dite me pare ishte vrare dhe Skender Kalenja para kryeministrise. Kane kaluar 20 vjet, dhe familja e Adem Shehut, nuk ka perfituar asgje, ashtu si dhe familja e Skender Kalenjes.

Me 2 prill te vitit 1991 ne shkoder u vrane kater persona! Arben Broci, Skender Kalenja, Bujar Beshanaku dhe Besnik Ceka. U plagosen Pervec ndonjte dekorate deri me sot asgje nuk kane perfituar. Ne vendin ku ata u vrane vetem kur kujtohet ndonje nga pushteti lokal te vendose ndonje kurore a tufe me lule. Gjithcka i ka mbetur harreses.

Te tjera, ka vrasje politike ne kufi ne fillim vitet 1990, kemi vrasjen e ushtareve te peshkepise nga mercenaret greke, apo po te doni dhe vrasjet politike te diktatures e keshtu me radhe. Asnje nuk eshte qurravitur dhe per asnje nuk eshte bere ky spektakel i neveritshem sic behet prej tete vitesh me 21 janar. Ne kete shqiperine tone vrasje ne protesta ja pasur ne te gjithe harkun e 28 vjeteve, por per asnje prej tyre nuk eshte bere kjo qe po behet per ata te 21 janarit. Pse?

Per viktimat e asaj dite te shemtuar u dhane jo pak, por nga 500 mije euro. Pra jane 2 milione euro qe Rama si pa te keq i nxorri nga buxheti i shtetit dhe ua dha familjareve qe dalin krah tij per te kerkuar drejtesi. Ama harrojne se e kane humbur te drejten morale per te kerkuar drejtesine ne momentin qe moren ate shperblim. Megjithese ajo mund te themi qe ka qene protesta me e piset politike dhe me moralin me te ulet qe eshte zhvilluar ne keto vite tranzicion, te afermit e tyre u trajtuan sikur te ishin vrare ne ndonje beteje heroike. Keta familjaret e tyre pranuan shperblimin e Rames, i cili tashme i therret ne rresht per cdo 21 janar. Ben sikur derdh lot, ndersa ceremonia shoqerohet me pas me mikrofona qe u zgjaten te afermeve te cilet pergjerohen per drejtesi. Se kujt ja kerkojne hajde merre vesh!

LEXO EDHE  Akuza të reja ndaj kryebashkiakut rilindas/ Zëri i Amerikës: PD ka të dhëna të tjera ...

Ne rast se do flasim per viktima politike, dhe trajtim te njejte atehere te gjitha rastet duhen trajtuar njesoj. Duhen demshperblyer ne te njejten mase dhe viktimat e 2 prillit, dhe ato te 14 shtatorit, madje dhe ato te 45 viteve te rregjimit komunist. Mos valle per keta te fundit u be drejtesi! Mos valle ideali i Ziver Veizit ndjese paste, ishte me i paster, me i larte se ai i Arben Brocit, apo Havzi Neles para tij?! Nuk besoj! Ne rast se Broci, Beshanaku apo dhe Nelaj para tyre kerkonin nje Shqiperi demokratike, ata te 21 janarit kishin dale aty te sillnin Ramen ne pushtet. Ishte pikerisht ky qe i thirri dhe ky mbante pergjegjesi per jetet e tyre. Por, ne vend te kerkonte drejtesi, ai preferoi te blinte heshtjen e tyre, dhe tashme i perdor te afermit e tyre si te doje per marshime patetike ne bulevard. Familjaret e viktimave te 21 janarit duhet te dine ku ta kerkojne drejtesine!

Fotografia e Armand Maho