Drejtorët e kompromentuar të Rilindjes në garë për strukturën e rëndësishme të Shëndetësisë

Nga Boldnews.al
Ish-drejtorë të rëndësishëm të Rilindjes, të larguar nga detyra me “dorëheqje” pas skandaleve të shpërthyera në strukturat që kanë drejtuar më parë, janë përfshirë në garën për Administrator të Autoriteteve Rajonale Shëndetësore.

Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka miratuar në Korrik 2018 ristrukturimin e institucioneve menaxheriale shëndetësore, në bazë të të cilës shkrihen drejtoritë rajonale shëndetësore në 12 qarqe dhe ato grupohen në 4 Operatorë Rajonalë Shëndetësore, në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, duke fuqizuar në këtë mënyrë kompetencat e drejtuesve të tyre.

Loading...

Pas disa shtyrjes, Ministria e Shëndetësisë vendosi që konkursi për Drejtues të këtyre strukturave të zhvillohet të Hënën, datë 21 janar 2019. Në kuadër të këtij konkursi, Ministria ka publikuar edhe emrat e kandidatëve, ku rezulton se një pjesë e tyre kanë një të shkuar të afërt shumë problematike me menaxhimin e institucioneve që kanë drejtuar.

Në garën për drejtimin e Operatorit Shëndetësore Rajonal janë të paktën dy kandidatë, të cilët kanë pasur probleme serioze në dy vitet e fundit. Një ndër kandidatët është Eltar Deda, ish-deputet i Partisë Socialiste.

Deda u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në shtator të vitit 2018, pasi struktura që ai drejtonte u gjend nën kritikat e ashpra të kryeministrit Edi Rama. Shefi i qeverisë ishte tërësisht i pakënaqur me aktivitetin e Eltar Dedës, sidomos për shkak të mungesës së theksuar së kontrollove mbi cilësinë ushqimore.

Pas dorëheqjes së imponuar, Deda qëndroi për disa javë i tërhequr dhe më pas nisi të lobojë, nëpërmjet Damian Gjiknurit, që të afrohet sërish në radarin e Edi Ramës. Tashmë, emri i Eltar Dedës shfaqet si kandidat për drejtimin e Operatorit Shëndetësor Rajonal të Vlorës.

LEXO EDHE  Pezullimi i vizave nga Holanda, flet zëdhënësja e KE-së

Bashkë me Dedën, në listën e kandidatëve të Vlorës është edhe Kujtim Llapi. Ky i fundit ka qenë drejtor i Spitalit Psikiatrik të Vlorës. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në një raport auditimi të zhvilluar pak muaj më parë, ka konstatuar shkelje të rënda në procedurat tenderuese të këtij spitali dhe ka konsideruar si përgjegjës drejtorin e këtij institucioni shëndetësor, Kujtim Llapi.

Në rekomandimet e tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka sugjeruar shkarkimin e menjëhershëm të Kujtim Llapit nga funksioni i drejtorit të Spitalit Psikiatrit të Vlorës. Tashmë, ai gjendet në listën e kandidatëve për drejtimin e Operatorit Rajonal Shëndetësor të Vlorës.

Një tjetër kandidat me të shkuar problematike shfaqet në garën për drejtimin e Operatorit Rajonal të Shkodrës, Astrit Beci. Ky i fundit ka qenë drejtor i Fondit të Kujdesit Shëndetësor deri në vitin 2015, kur dha dorëheqjen pas shpërthimit të skandalit të rimbursimit të ilaçeve.

Një hetim i Prokurorisë në atë kohë zbuloi se disa prej vartësve të Becit ishin përfshirë në një skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve. Zëvendësi i tij i asaj kohe, Sokol Skura, rezultoi se krijonte lehtësira për familjarët e tij që kishin farmaci. Ndërkohë, drejtori i fondit rajonal të Tiranës, Pjerin Xhuvani, si edhe disa zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, u arrestuan si përgjegjës për krijimin e skemës manipulative.

Astrit Beci, i cili dyshohej se kishte rol në këtë skemë, i shpëtoi prangave për shkak të tolerancës së Prokurorisë. Ai gjeti një zgjidhje të butë, duke u larguar me dorëheqje, për t’i shpëtuar prangosjes. Tashmë, ai paraqitet si kandidat për drejtimin e Operatorit Shëndetësor Rajonal të Shkodrës.

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here