Falë suksesit të reformës në shëndetësi, spitali i Kurbinit, u kthye në një Qendër Shëndetësore.

Nga Elton Laska

Loading...

Çdo ditë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, trumbeton me të madhe në ERTV 1. ERTV 2, ERTV 3, ERTV 4, si sukses, lyerjen e fasadave dhe koncensionet, që rrënojnë ekonominë e familjeve shqiptare, por nuk flet asnjë fjalë për spitalet e rretheve, që po boshatisen, si nga mjekët, ashtu edhe nga pacientët.
Zonja Manastirliu! Kurbini është vetëm 40 km larg Tiranës, nëse ende s’të ka rënë rruga për të bërë tenderin e lyerjes së spitalit për të ardhur dhe për ta inaguruar live ne facebook, instagram dhe ERTV bojatisjen e mureve, por iu vë në dijeni se këtu nuk ka asnjë mjek specialist.

Spitali i Kurbinit, që supozohet t’iu shërbejë 80 mijë banorëve, falë punës tuaj të përkryer, është kthyer në një ambulancë, ku vetëm bëhet serum, matje tensioni dhe ndonjë gjilpërë.
Në Kurbin, nuk ka asnjë mjek gjinekolog, ndaj edhe për një lindje, familjet kurbinase detyrohen të marrin rrugën drejt Lezhës ose Tiranës.

Zonja Manastirliu! E kuptoni se për çfarë po flas: për mungesën e një gjinekologu, nuk po flas për kardiolog, kirurg apo mjekë të specialiteteve të tjera, pasi do ishte luks për ne banorët e këtij rrethi, kur e dimë se falë zotësisë tuaj, mjekët e specialiteteve po braktisin spitalet e Tiranës, për të mos folur për rritjen e pagës që ju premtua mjekëve që do pranonin të punonin jashtë Tirane.

Fatkeqësisht, Kurbini është një zonë ku ndodhin mjaft aksidente rrugore e nëse do kishim një spital të kompletuar, ndër vite, shumë jetë njerëzisht do shpëtonin, por rruga drejt Tiranës ka rezultuar fatale për shumë të aksidentuar.
Ata pak bluza të bardha në Kurbin, ngrenë supet kur iu vjen ndonjë rast i rëndë dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë, është t’i nisin drejt Tiranës, qoftë edhe për një mjekim plage.

LEXO EDHE  Ish-deputeti ngre alarmin: 94 mijë banesa do të prishen në gjithë Shqipërinë

Oborri i spitalit të Kurbinit, është kthyer në një vendparkim ambulancash, sikur të ishte park mallrash, vetëm se këto ambulanca nuk transportojë mallra, por njerëz, që janë në betejë me vdekjen e nëse do kishin mjekë specialist në Kurbin, s’do detyroheshin të hipnin në këto ambulanca, që më shumë po shërbejnë si makina kortezhi mortor.

PPP- të në shëndetësi dhe Vilma Nushi, janë shqetësimi juaj i vetëm dhe i paraardhësit tënd, zotit Beqaj, teksa jeta e njerëzve për ju, s’vlen asgjë.
Mjafton të kujtoj faktin se ju të gjithë familjarët tuaj i çoni në spital privat, qoftë edhe për një check up, ndërsa për shqiptarët e thjeshtë, këtë proces ia keni ngarkuar Vilma Nushit, që nxjerr gratë me prostatë e meshkujt shtatzënë, pasi për të, ka rëndësi numri e jo cilësia e check-up-it
Shëndetësia falas ne e dinin që ishte një gënjeshtër e madhe, por nuk e mendonim se me falas, ju nënkuptonit zbrazjen e spitalit nga mjekët, pasi, mesa duket, për ju vdekja e shqiptarëve kushton më pak.
Janë me mijëra familje në Kurbin, që nuk e kanë mundësinë të vijnë deri në Tiranë, zonja Manastriliu, për shkak të varfërisë, një fjalë që ju se kuptoni.

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here