Presioni i protestave/ Regjizorët: Arkitekti danez tërheq projektin e Teatrit Kombëtar

Regjizorët Robert Budina dhe Kastriot Çipi janë shprehur se kanë infomacione se arkitekti danez, Bjarke Ingels ka tërhequr projektin e ri per ndertimin e Teatrit Kombëtar.

Ata besojnë se kjo është meritë e presionit që ka ushtruar protesta e gjatë e artistëve, të cilët kanë qenë kundër që ditën e parë që u prezantua projekti, i cili përfshinte edhe ndërtimin e gjashtë kullave.

Kam lexuar portalet dhe nuk mund të di më shumë sesa ju. Thuhej se ishte tërhequr për shkak të materialeve se donte materiale cilësore, ndërkohë që kontraktori këtu donte të kishte materiale më të lira.Por unë besoj se nëse ai është tërhequr, e ka bërë si rezultat i presionit që ka bërë protesta e Teatrit dhe sigurisht që një kompani e tillë nuk mund të jetë pjesë e një afere të dyshuar.Këto besoj unë se janë arsyet”, sqaroi Rober Budina.

Ky nuk është se është lajm i lumtur që ne të heqim dorë nga protesta jonë, lufta jonë. Është një tregues që qeveria nuk e ka të lehtë dhe është tani në hapa prapa. Me 13 dhjetor të vitit të kaluar kaloi afati për shpalljen e komisionit negociator që do të diskutone ofertat që do të paraqiteshin për zhvillimin e zonës dhe po në 13 dhjetor bashkia duhet të shpallte konkursin. Qeveria nuk pranoi konsultime se kërkonte të ndërtonte me urgjencë Teatrin Kombëtar”, përfundoi ai.

Kompania e Bjarke Ingels lidhur me lajmin e terheqjes, nuk ka  konfirmuar por as nuk e ka mohuar infomacionin qe qarkullon ne kryeqytet prej dites se enjte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here