Dështon ‘super-operacioni’ i mashtrimit me TVSH-në, gjykata nxjerr bllof Ramën dhe Prokurorinë

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 9 nga 12 të arrestuarit për mashtrimin me TVSH-në, duke shfrytë aksionin që u paraqit i bujshëm nga Prokuroria dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa për 3 të ndaluarit e tjerë, u dha masa e sigurisë burg me afat për 30 ditë.

Në dhënien e masës së sigurisë, gjykata ka vlerësuar të pamjaftueshme provat e organit të akuzës për të dhënë arrest me burg për personat e arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Në lidhje me këtë skemë mashtrimi janë ende në kërkim 12 persona të tjerë.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, 30 persona kryenin blerje fiktive nga shoqëritë që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore. Më pas, TVSH e mbledhur nga këto blerje shitej në mënyrë fiktive te shoqëri të treta që operojnë në fushën e ndërtimit.

LEXO EDHE  Limaj: Intervistimi i Haradinajt, ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

“Nga të dhënat e sipërcituara rezulton se shoqëritë objekt hetimi kanë kryer shitje në total vlerën 4.265.939.484 lekë, me TVSH në vlerën totale 710.989.914. Sa më sipër nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëri objekti hetimi kanë funksionuar si satelit (ndërmjetëse_ duke u përdorur nga shoqëri importuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimor për të shkarkuar vlerën totale 4.265.939.484 lekë, e cila më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë indirekte në shoqëri tregter që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlerë kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si edhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e TF”, shkruhet në dosjen e prokurorisë. 

LAJM I FUNDIT/ Mashtrimi me TVSH-në, 13 të arrestuar dhe 12 në kërkim