Hoteli në Tokio heq nga puna 200…robotë, punëson njerëz

Jo efiçentë, të ngadaltë dhe të paaftë për t’ju përgjigjur kërkesave të klientelës. Të paktën gjysma e punonjësve të hotelit ‘Henn-na’ në Tokio do pushohen nga puna. Të gjithë këta punonjës janë robotë. Hoteli ishte bërë i famshëm sepse ishte ndër të parët në botë që kishte 200 robotë punonjës në vend të qenieve njerëzore.

Në harkun kohor të tre vjetëve, eksperimenti mund të konsiderohet i dështuar. Drejtuesit e hotelit, në kohët e fundit, kanë marrë shumë kritika nga klientela dhe kështu kanë vendosur të proçedojnë me ‘pushimet nga puna’.

Siç shkruan “The Wall Street Journal”, i pari që u çaktivizua, ishte asistenti zanor i dhomës Kuri, që nuk arrinte t’i përgjigjej pyetjeve më të thjeshta, apo aktivizohej në mes të natës, sa herë që dëgjonte gërrhitje.

Ndërsa portierët, fikeshin në rast dëbore apo shiu dhe u kritikuan nga klientët si shumë të ngadaltë. Përsa u përket recepsionistëve, të adaptuar për check-in, nuk dinin të jepnin informacion mbi vendet që duheshin vizituar apo oraret e avionëve.

Robotët, pas pak vitesh u konsideruan si të vjetëruar, apo u dukën shumë démodé para modeleve të reja e më të avancuara.

Por, menaxheri i hotelit vendosi të mos i zëvendësojë robotët dhe të kthejë faqe, duke i besuar kësaj radhe aftësive njerëzore. Megjithatë, koha e robotëve nuk ka mbaruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here