Zgjerohet harta e protestës/ Studentët: Të vendosur deri në fitore

Studentët e Fakulteti të Shkencave Sociale janë solidarizuar me kolegët e ngujuar te Fakulteti i Ekonomisë. Duke filluar nga dita e hënë, ata kanë planifikuar të mblidhen në ambientet e fakultetit te tyre, teksa menyra e protestes eshte mjaft e veçante; do te kete ligjerime, shfaqje filmash e dokumentaresh dhe performanca muzikore me kitare.

“Prandaj të vendosur për vazhdimin e rezistencës me bojkot aktiv në mjediset e fakultetit, po shpallim programin e aktiviteteve të ditës së hënë”, thontë ata.

Axhenda e plotë:

08.00-09.00 Mblidhemi në hollin e fakultetit studentë dhe pedagogë. Ftohen të gjithë të sjellin pankartën e tyre.

09.30 – Komunikatë e Fakultetit të Shkencave Sociale për mediat.

10.00 -12.00 – Ligjërim i doktorantes Gilda Hoxha me studime në Suedi, me temë “Lëvizjet e reja Sociale”. Diskutim.

12.00-13.30 – Salla 104 do të jetë duke shfaqur filma ose dokumentarë në lidhje me protestat studentore nëpër botë.

LEXO EDHE  Dy në pranga, u kapën me ekstazi dhe kanabis

Salla 102 – Lojëra dhe muzikë.

14.00 – 16.30 – Për t’u solidarizuar me studentët, ish studenti i Shkencave Sociale Klisman Kadiu, performon me kitarë melodi shqiptare dhe të huaja.

17.00-… Shpalosim krijime letrare ose ese, për të gjithë ata që kanë dëshirë të ndajnë punimet dhe fjalën e tyre për dashurinë, jetën, protesën, mendimin…

Fakulteti i Shkencave Sociale nuk ka qenë kurrë më i bukur sesa këto ditë, teksa të lirë, kemi mundur të kontribuojmë të gjithë me ide për themelimin e një Universiteti më të mirë! Bota është e jona!

Studentët kanë përshkallëzuar protestën e tyre, duke u ngujuar në Fakultetin e Ekonomisë, teksa kërkesa kryesore është anulimi i ligjit të Arsimit të Lartë, i cili ka rritur kostot e studimeve.