Vrasja e trefishtë që tronditi Tiranën, identifikohen viktimat (EMRAT)

Identifikohen viktimat e vrasjes së trefishtë që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm.

Policia ka dalë me informacionin e parë zyrtar për ngjarjen e rëndë, ku dhëndri vrau vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas i dha fund edhe jetës.

Mesohet se viktimat janë identifikuar si Bujar Mata, 63 vjeç dhe gruaja e tij Valentina Mata, 52-vjeç. Ndërkohë që dhëndri është shtetasi Majlind Lala.

LEXO EDHE  Konflikti në Korçë/ I plagosuri i mbytur në gjak, publikohen pamjet (FOTO+VIDEO)

Sipas policise ai është gjetur me plagë të renda poshtë ballkonit të dy viktimave. “Shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë”- bëri me dije policia.