VIDEO/ Banorët e ‘Bulevardit të Ri’ përshkallëzojnë protestën, djegin goma në rrugë: S’do ndalemi

Fadromat u tërhoqën sot nga plani për prishjen e shtëpive që preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri. Banoret të cilët protestojnë prej javësh u njoftuan nga policia se sot nuk do të nisë shembja e shtëpive.

Protesta e banoreve u përshkallëzua prej ditës së djeshme me djegien e gomave ndërsa theksuan se protestat e tyre nuk do të ndalen. Në mbështetje të tyre po qëndrojnë ende deputetet e opozitës, Jorida Tabaku, Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu.

Tabaku theksoi për mediat se pavarësisht se policia njoftoi se nuk do te ketë prishje të banesave, deputetet së bashku me banoret do të qëndrojnë.

Shtëpitë të cilat preken nga zgjatimi i Bulevardit janë dëmshpërblyer në mënyre selektive, thonë banorën, dhe shtojnë se për ketë banoret janë të vendosur për ta kundërshtuar me rezistencë.

LIVE – Banorët tek Bulevardi i Ri, të cilët nuk kanë marrë dëmshperblim, po protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 14. Januar 2019

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here