Tronditëse/ Momenti kur kryetari i Bashkisë sulmohet me thikë (VIDEO)

Kryebashkiaku i Danzica Pawel Adamowicz është në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmit me thikë në një koncert bamirësie. Qytetari i parë, një ndër eksponentët më të rëndësishëm të opozitës polake, është goditur me thikë nga një djalë 27-vjeçar, i cili gjatë sulmit ka bërtitur “Adamowicz ka vdekur”.

Agresori thotë se ka qenë në burg dhe është torturuar edhe pse ishte i pafajshëm, në kohën kur ish-partia e Adamowicz, ishte në pushtet nga 2007 dhe 2015’.

LEXO EDHE  Breshëri thyen xhamat e makinave, çmendet moti (VIDEO)

Policia ka bërë me dije që personi në fjalë është një person me precedent penal dhe përgjegjës për vjedhjen e shumë bankave.