Tarifat e fakulteteve, Ahmetaj: Kush e ka paguar të plotë i kthehen paratë

Arben Ahmetaj, ministri ende në detyrë i Financave ka sqaruar studentët në lidhje me tarifat e reja në Fakultete.

Gjithashtu ai foli edhe për bursat, të cilat përfitohen nga studentët me mesatare mbi 9.

“Studentët me notë mesatare 9 deri 10 kanë përjashtim 100 % nga tarifa e shkollimit, përfitojnë rreth 6 245 studentë, efekti në buxhet 201 mln lekë. Për ata me mesatare nga 5 deri në 9 përfitojnë 70 mijë student që nga 1 janar i 2019, efekti financiar 1 mld lekë.

Për studentët që kanë paguar tarifën e plotë bordi merr vendim për kthimin e parave në bankat e nivelit të dytë. Do t’ju kthehet gjysma e pagesës në llogari të tyre. Lidhur me procedurën që duhet të ndjekin studentët me mesatare 9 deri 10 po rendis: ka një vendim të Këshillit të ministrave për përcaktimin e kategorive të individëve në një program të ciklit të parë dhe të programeve të integruara, dhe këto programe përfitojnë nga ulja e tarifës.

Studentët duhet të kenë mbyllur të gjitha detyrimet e vitit paraardhës. Njësitë kryesore të fakulteteve shpallin mesataren e studentëve me notë mesatare 9 deri ne 10, qeveria vetëm financon 100 % tarifën e tyre, fakulteti nxjerr listën.

Studentët e vitit të parë me notë mesatare nga arsimi i mesëm 9-10, si edhe mesatare nga provimet e maturës, lista e studentëve hartohet nga qendra e shërbimeve arsimore dhe bëhen përfitues 100 % të përjashtimit nga tarifa.

Vendoset përjashtimi nga bordi i administrimit. Bordet kanë një rëndësi shumë të veçantë në administrimin e kësaj lehtësie. Kemi reduktim të tarifës për ciklin master. Në vendimin e këshillit të ministrave është realizuar reduktimi në 50 % për studentet me mesatare 9-10 përfitojnë mbi 3 mijë student efekti financiar 150 mln lekë”, tha Ahmetaj.

Më tej ai shtoi: “Autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë, dhe financim të pastër e të plotë. Institucionet e arsimit të lartë shpallin kriteret ligjore, duke vendosur një afat deri në 4 javë për studentët të depozitojnë dokumentet, për gjendjen sociale të tyre. Skema për trajtimin me bursë për studentët, është vendim i këshillit të ministrave, studentët e familjeve përfitues të ndihmës ekonomike, bursa iu bëhet 10 mijë lekë në muaj”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here