Poeti Tomorr Kotarja promovon vëllimin e dytë me poezi “Stuhi Yjesh”

Poeti Tomorr Kotarja promovoi vëllimin e dytë me poezi “Stuhi yjesh”. Në Pallatin e Kulturës në Kamëz ishin të pranishëm shumë personaliete nga fusha të rëndësishme të jetës politike dhe jo vetëm. Vlerësimet ishin të shumta për poetin.

Në fjalimet e tyre të gjithë kishin një të përbashkët, vargjet e vëllimit Stuhi yjesh, ishin interpretuar në ëndërr, në shpirtin e tyre. Pas vëllimit të parë “Lajme nga Dielli”, kësaj radhe Tomorr Kotarja ka zgjedhur të jetë më shumë guximtar.

Ka të bëjë më shumë me mënyrën sesi e njoh unë dimensionin e jetës. Mënyrën sesi e shoh në të vërtetë dhe ndoshta kjo mund të jetë një element i cili ka vëzhguar disa gjëra të cilat të shprehura përmes poezisë mendoj se mesazhi përcillet më shpejt, me qartë dhe ai muri i shurdhër i politikës në tërësi nuk do ta bënte”, thotë Kotarja.

Kontrasti me vëllimin e dytë është shumë i thellë, në disa poezi vjen si fllad dhe në disa të tjera si stuhi. Shpirti i tij poetik ka marrë shkas nga përvoja personale. Interesi i jashtëzakonshëm nuk ka surprizuar vetëm poetin por edhe personalitete të jetës publike. “Do përpiqem të vazhdoj të shkruaj për për mënyrën sesi e sheh jetën Tomorr Kotarja”, shprehet poeti.

Racionaliteti në poezinë e tij kapërcen dukshëm hendekun e revoltës që vjen nga realiteti i ngjarjeve të kohës.

Poezi

Ç’ mbetet nga unë!
Ç’jemi në k’të botë
Frymorë kalimtarë
Ç’quhet pasuri
Vlerë e thesar?
************
Ajo që lemë pas
Rron për shumë kohë
Një shekull shumica
**************
Tek-tuk pes a gjashtë
Vjen shpejt ajo dita
Shndërrohemi në kashtë
**************
Kërkojmë arsyen
Kërkojmë fajtorin
Përse mbetëm jashtë
***************
Kur themi e gjetëm
Më keq humbasim
Si gjilpërë në kashtë
***************
Frymori pa frymë
Nga bota do të ikë
Drita që la ndezur
Do fiket një ditë
****************
Ç’mbeti pas nga unë
Veç hirit, tjetër s’di
Ky trup bërë pluhur
Zor se bën magji.
*****************
Në raftet e kohës
Pa histori!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here