“Ngrihu o popull se po na shtypin”/ Ngujohen edhe studentët e Elbasanit

Studentët e Elbasanit, ashtu si ata të Tiranës, po vazhdojnë protestat. Ata kanë bojkotuar mësimin në Universitet duke protestuar me pankarta në duar. Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë për shkak se ulja e tarifës së vendosur nga qeveria nuk përfshin masterin.

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ndërkohë që nëpër auditore është shtuar pjesmmarrja e studentëve në mësim krahasuar me javët e kaluara këtë të hënë një grup i vogël studentësh të mbledhur brenda ambienteve të Godinës kryesore u kanë bërë thirrje kolegëve për tu solidarizuar me protestën që vazhdon prej një muaji.

Grupi i protestuesve ka mbajtur në sfond një pankartë me mbishkrimin ”Ngrihu o popull se po na shtypin”…

Ndërkohë po ashtu në Tiranë studentët vijojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre duke bllokuar edhe hyrjet përkatëse. Studentët i bashkohen ngujimit të nisur prej 5 ditësh në fakultetet e Drejtësisë, Ekonomikut, Arkitekturës dhe tek Politekniku.

Ata thanë se do vijojnë ngujimin deri në plotësimin e plotë të 8 pikave dhe se kanë mbështetjen e të gjithë studentëve të tjerë që të vazhdojnë bojkotin. Megjithatë, vetë studentët të cilët po qëndrojë të ngujuar brenda ambienteve të brendshme të fakulteteve janë shprehur se nuk janë lejuar nga policia private që të fusin ushqime brenda.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here