Mësuesit bllokohen nga bora, pezullohet mësimi në disa shkolla

Prej ditësh vendi ynë është përballur me ulje të ndjeshme të temperaturave, ku shumë rrugë mbeten të bllokuara, kryesisht zonat rurale, për shkak të reshjeve të borës. E mes qarqeve problematike është edhe ai i Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se për shkak të dëborës, disa prej mjeteve të transportit të mësuesve nuk kanë mundur të shkojnë dot në destinacion, duke u kthyer sërish nga rruga.

Kjo ka bërë që në tre shkolla të Bashkisë Elbasan, Labinot Mal, në Qaf Shmil dhe në Lukaxhi, të pezullohej mësimi. Ndërkohë, në bashkitë Librazhd e Përrenjas, mësimi nuk zhvillohet në 8 shkolla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here