Tragjike në Tiranë, dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten

Nje vrasje e trefishtë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re ne Tirane. Krimi i rende me tre viktima ka ndodhur ne oret e para te mengjesit ne kryeqytet ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.

Sipas te dhenave te para mesohet se dhendrri ka vrare vjehrrin e vjehrren dhe me pas edhe veten. Policia ka dhene detajet e para te krimit te rende.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

LEXO EDHE  Seanca për Shullazin/ Përjashtohet gjyqtarja Saida Dollani

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.