Familja ishte duke e kërkuar, 53-vjeçari gjendet i vdekur në dëborë

Gjendet i pa jetë një 53 vjeçar, të cilin familja ishte duke e kërkuar pasi kishte humbur gjurmët dhe nuk ishte kthyer në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe personi që humbi jetën është shtetasi 53-vjeçar Ajet Zikollai. Mësohet se ai udhëtonte me kafshë nga fshati i tij, në drejtim të Trebinjes për t’u furnizuar me ushqime.

Teksa kthehej për në shtepi, 53-vjeçari ka rënë nga kafsha, duke përfunduar në përrua. Familjarët, të shqetësuar nga vonesa kishin nisur kerkimet dhe pas disa oresh e kane gjetur te pajete Zikollarin, i cili dyshohet se ka humbur jetënsi rezultat i të ftohtit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here