Deputeti i PD nxjerr blof Ramën: Ja si mashtron me bursat e studentëve

Nga Luciano Boci

EDHE MASHTRUES EDHE QESHARAK

Refreni i Ramës për të mashtruar këto ditë protestash studentët, ka qenë me demek vëmendja e qeverisë së tij, për të mbështetur me bursë ato që vijnë nga familjet me ndihme ekonomike.

Por faktet rrëzojnë kollaj mashtrimin e tij. Në Bashkinë Elbasan, fondi i ardhur për bursa ishte vetëm për 45 studentë. Më pak se dhe një vit më parë (50).

Ndërkohë kërkesat e familjeve me ndihme ekonomike ishin 160. Këshilli Bashkiak, i kapur në pozitë të vështirë, vendosi të akordojë me përjashtim të dy rasteve, gjysma bursash për 86 nga 160 familje.

LEXO EDHE  VIDEO/ Automjeti merr flakë në Tiranë, pamje shokuese…

Pra jo vetëm që nuk ekziston mbështetja për të gjithë, por dhe atyre që ia japin, ia japin “me shpinën e dorës”. Ca gjysma për të kënaqur disa, me sa më pak.

Realitet i turpshëm dhe i dhimbshëm! Më qesharak e mashtrues se ky Kryeministër nuk gjen!