Dekanati i Filologjikut: Dënojmë dhunën policore ndaj studentëve, të rishikohet Ligji i Arsimit

Nderkohe qe studentet vijojne ngujimin e tyre neper auditore te fakulteve dhe sot, protestes i jane bashkuar edhe studente te tjere qe jane ngujuar ne universitete te tjera, Dekanarti i Fakultetit te Historise dhe Filologjise kane dale me nje deklarate.

Pas nje mbledhjeje per situaten me te fundit te krijuar, dekanati dhe pegagoget jane shprehur ne mbeshtetje te plote te protestes se studenteve dhe te kertkesave te tyre te ligjshme, si dhe kane denuar me force dhunimin qe u behet atyre nga policia.

Ja deklarata

Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF0së deklaron se pedagogët: Rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme.

LEXO EDHE  FOTO +18/ Pamje nga aksidenti me katër të vdekur...

Denojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre. Janë kundër çdolloj ndërhyrje dhe presioni që synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve

Kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorët politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë

Propozojnë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH

Rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSh. I sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.