11 pedagogë të Ekonomikut: Dhuna e papranueshme; protestojmë bashkë me studentët

Pas departamentit të Menaxhimit pranë FEUT, edhe departamenti i Kontabilitetit në FEUT ka dalë në krah të studenteve të ngujuar brenda ambienteve të godinës së fakultetit

Në një deklaratë të firmosur nga 11 pedagogë dhe të publikuar në orët e vona të mbrëmjes, ata dënojnë dhunën e policisë ndaj të rinjve dhe presin njëkohësisht që edhe departamentet e tjera t’i bashkohen protestës së nesërme.

Ftojmë gjithë stafin akademik të FEUT, por jo vetëm, që të shprehim qëndrimet e tyre institucionale, për zgjidhjen e problemeve që kanë dalë për rregullimet e fundit ligjore lidhur me problemet e arsimit të lartë të nxjerra nga protesta e studentëve”, shkruhet në deklaratë.

LEXO EDHE  Gazetari gjerman ‘plas’ bombën: Nesër përgjime të reja në lidhje me blerjen e votave në Shqipëri

Studentët e tre fakulteteve: Ekonomikut, Drejtësisë dhe Mjekësisë janë ngujuar prej tre ditësh, të vendosur deri në shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë.