Video/ Tension mes studentëve dhe policisë private te Inxhinieria e Ndërtimit

Është tensionuar situata për një moment te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Policia private sot nuk lejoi të hyjnë apo të dalin prej andej studentët e ngujuar gjatë gjithë natës, duke mbyllur portën e jashtme me zinxhirë.

Studentët që prisnin jashtë derës për të hyrë në fakultet kanë insistuar vazhdimisht të hapet dera, por policia private nuk u është përgjigjur.

Ata kanë shfrytëzuar një moment kur një automjet i OSSHE-së kanë dalë nga ambientet e fakultetit dhe në këtë moment një grup të rinjsh kanë hyrë brenda, edhe pse policia ka tentuar t’i ndalojë.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here