Studentët e ekonomikut deklaratë për mediat: Nëse mendoni se jemi partiak, në…

“Nëse mendoni se jemi partiakë, në djallë shkofshi së bashku me to”, ishin disa nga fjalët e artikuluar nga studentët e ekonomikut në një deklaratë për mediet.

Ndërsa qëndojnë të ngujuar në ambientet e Fakultetit, studentët shprehen se ndonëse nuk janë të shumtë në numrë që po qëndrojnë në Universitet, ata kanë mbështetjen e të gjithë kolegëve të tjerë, ndërsa hedhin poshtë akuzat se janë partiakë.

“Ne nuk kemi pranuar e as nuk pranojmë asnjë prej tyre. Kemi menduar se arsimi është zgjidhja më e mirë, por çfarë ndodh në Shqipëri. Ne jemi ende të pa përfaqësuar. Pa karrige, ku dritaret mungojnë e i ftohti të pret.

LEXO EDHE  Shuhet familja, humbin jetën prindërit dhe dy fëmijët/ Policia jep detajet e para…

Qëllimi i kësaj proteste nuk ishte rrëzimi i një partie, por krijimi i një të ardhmje brenda vendit tonë e jo duke u larguar”, – thanë ndër të tjera.

Një student tha se nata ka qenë e ftohtë, dhe nuk u është lejuar që të hyjë ushqim apo batanije, por ata kanë arritur që ushqimin apo batanijet t’i fusin nga dritaret e tualeteve.