Shtohen rastet e të prekurve nga fruthi

Çdo ditë shënohen raste të reja, që konfirmohen në Institutin e Shëndetit Publik, për fëmijë të prekur nga virusi i fruthit, të cilët janë kryesisht të moshës nën 2 vjeç që nuk kanë bërë dozën e parë të vaksinës.

Ekspertë të sëmundjeve infektive thonë se këto nëna rrezikojnë fëmijët e tyre jo vetëm që të preken nga fruthi tani të vegjël, por duke i rrezikuar edhe ndaj sëmundjeve degjenerative të trurit kur ata të jenë 20 vjeç.

LEXO EDHE  OSHEE stakon energjinë në gjysmën e Tiranës/ Zonat dhe oraret …

Ekspertë të ISHP-së apelojnë që fëmijët e vegjël, por edhe ata që duhet të bëjnë dozën e dytë të vaksinës apo të rritur që kanë bërë vetëm një dozë, duhet të mos neglizhojnë, pasi fruthi jep komplikacione të rënda.