Reali mund të vendosë një rekord sonte, por bëhet fjalë për më të keqin në histori

Real Madridi do të udhëtojë për në stadiumin Benito Villamarin të dielën, për ndeshjen kundër Real Betisit, ku do të tentojnë t’i shmanget humbjes dhe barazimit. Çfarëdo rezultati përpos fitores do të bënte që Real Madridi ta thyente rekordin për fillimin më të keq të sezonit në këtë shekull.

Nëse djelmoshat e Santiago Solarit nuk arrijnë t’i sigurojë tri pikë në ndeshjen kundër Real Betisit, ata do ta kenë thyer edhe një rekord tjetër negativ këtë sezon, atë për fillimin më të keq të sezonit gjatë shekullit të 21-të, transmeton Gazeta Express.

“Los Blancos” nuk kanë arritur asnjëherë numër kaq të ulet të pikëve pas 19 xhirove të zhvilluara në La Liga që nga viti 2005/2006, kur i kishin grumbulluar 33 pikë deri në këtë fazë.

LEXO EDHE  FOTO/ Miku i Ramës arrestohet për manipulim votash

Për momentin, pas 18 xhirove të zhvilluara, Real Madridi i ka grumbulluar vetëm 30 pikë, duke e kthyer në mendjen e tifozëve sezonin e keq të vitit 2006, e madje edhe krizën e sezonit 1999/2000, kur pas 29 ndeshjeve, Real Madridi i kishte grumbulluar vetëm 29 pikë.

Megjithatë, edhe ky sezon kaq i keq për Real Madridin në La Liga, kishte përfunduar shumë mirë në Ligën e Kampionëve, pasi që “Los Blancos” kishin arritur ta fitonin trofeun e kësaj gare, të tetin në histori të klubit.

Solari e ka mundësinë, edhe për shkak të lëndimeve të shumta në skuadrën e tij, të hyjë në historinë e klubit për arsyet e gabuara. Vetëm fitimi i tri pikëve në ndeshjen kundër Real Betisit do ta shpëtojnë Solarin nga ky fat.