Pas 100 vjetësh, del nga rëra “U-Boot”, nderi i ushtrisë gjermane (FOTO)

Prej 100 vitesh fshihej në thellësinë e ujërave pranë Francës, kujtim i hidhur i tmerrit të shkaktuar në ato brigje gjatë luftës së parë botërore.

Sot del në pah, i parrezikshëm por ende i rrethuar nga legjenda e tij. Është mitiku U Boot, nëndetësja gjermane që i siguroi Berlinit për shumë kohë dominimin në detin e veriut dhe jo vetëm.

UBoot

Nëndetësja në fjalë, me kodin UC-61, ka një histori të veçantë, sepse sipas përllogaritjeve të historianëve ka fundosur të paktën 11 anije tregtare deri në vitin 1917, vit kur pësoi avari dhe u fundos në bregun pranë lokalitetit Boulogne-sur-Mer.

LEXO EDHE  UFO-t shfaqen sërish në Tokë/ Ja provat (Foto)

Uboot i gjendur Francë

Për shumë kohë, nëndetëset gjermane dominuan ujërat kontinentale duke terrorizuar anijet tregtare të gjithë botës.

Këto mjete të teknologjisë së lartë për kohën ende mbajnë rekorde të pathyera në historinë e luftërave në mbarë botën.

Lothar von Arnauld de la Perière, komandanti gjerman rekordmen “fundosjesh”

Komandanti i një nga prej këtyre U-Boot, Lothar von Arnauld de la Perière, mban rekordin e gjitha kohërave me 189 anije të fundosura./a2news.com/