Ngujimi i studentëve, Rama: Duke filluar nga nesër…

Kryeministri Edi Rama, më anë të një postimi në Twitter, ka njoftuar se nga dita e nesërme, në ambientet e fakulteteve do të jenë prezentë dy përfaqësues të ministrive të Financave e të Arsimit.

Sipas Ramës, përfaqësuesit do të jenë aty për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit.

LEXO EDHE  Kush do e ndalë përplasjen civile në 30 qershor?/ Deputeti shpërthen ndaj Ramës: Mobilizo bandat o …

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të Financave e të Arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët”, shkruan Rama.