Lojërat e fatit, kontrolle në të gjithë Tiranën. Bllokohen dy subjekte

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun në bazë të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundra ligjshëm të lojërave të fatit. Nga kontrollet janë konstatuar 2 subjekte me aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Policia lokale procedoi penalisht pronarët e tyre, konkretisht: A.R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi në rrugën “Todi Shkurti” në subjektin e tij iu gjet një pajisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati. I. A., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës” në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker.

LEXO EDHE  Gazetari gjerman ‘plas’ bombën: Nesër përgjime të reja në lidhje me blerjen e votave në Shqipëri

Sipas Policisë, kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.