Lista e më të kërkuarve nga Europol/ Mes 54 kriminelëve edhe një shqiptar(Emri)

Në listën e publikuar nga Europol të 54 kriminelëve më të kërkuar në Europë, bën pjesë edhe 50-vjeçari shqiptar Gani Burreli. Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor 2016.

Burreli akuzohet se u fut në një restorant në Ayia Napa dhe hapi zjarr. Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ai dhe bashkëpunëtori i tij hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij. Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.

LEXO EDHE  Kush do e ndalë përplasjen civile në 30 qershor?/ Deputeti shpërthen ndaj Ramës: Mobilizo bandat o …

Burreli dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale.