Lali Eri dhe studenti murator që u përdor për një mesazh të koduar…

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vrau mendjen dy ditë më parë për të pasur një kronikë për mediat që ai të shfaqej në tv. Pasi veshi atletet dhe një bluzë sportive, mbajti frymën pranë konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, që kanë nisur rikonstruksionin. Lali do gjithnjë një “çak” me vete, pasi çdo kronikë është një film pozitiv për të, duhet të përcjellë mesazhin, që të gjitha në shërbim vetëm të një individi, të madhit kryebashkiak.
“Inspektova punimet për rikonstruksionin e konvikteve të Universiteti i Mjekësisë. Pak kohë nga kalimi i qendrave studentore në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe puna për rikonstruksionin e tyre po vijon me ritme të shpejta, që në tetor të jenë gati për të ofruar kushte sa më të mira për studentët”-shkruan Lali Eri në kronikën e radhës.

Asgjë e jashtëzakonshme deri në këtë pikë, por Erion Veliaj, si maniak mediatik dhe një vemje e sprovuar e propagandës, gjoja si “rastësisht” u takua me një 19-vjeçar që paradite shkonte në shkollë si student, ndërsa pasdite dhe fundjavë punonte si murator.

“Si e ke emrin ti-, pyeti Veliaj, sikur nuk e dinte -Klaudio përgjigjet studenti i vënë në siklet më shumë se nga mistria që mbante në duar, nga fakti që duhet të shfaqej publikisht se ashtu e donte kryetari, pasi do jepte një mesazh… “Si i bëhet atyre shokëve të tu që të punojnë dhe ata, si me i bind që me i heq nga këto…?Klaudio, nga je me origjinë ti-vijoi Veliaj, nga Skrapari përgjigjet djaloshi?-Dmth një skraparli fundjavë në punë dhe paradite në shkollë, me këtë rast finacon edhe shkollën”-tha Lali Eri, duke shtuar “bravo të qoftë, jam krenar për ty”-komentoi kryebashkiaku.

LEXO EDHE  Burg për zyrtarët e PD-së/ Ish-deputeti: Vendimi u dha me urdhër të Ramës

Po çfarë di ky kryebashkiak i Tiranës për studentët? Shuma nga studentët mbajnë frymën gjallë me një byrek apo sanduiç në ditë. Studiojnë në kushte skandaloze, edhe kur punojnë nuk marrin më shumë se 200 mijë lekë të vjetra në muaj, si kamarierë, shitës në dyqane, apo punë të tjera të çdollojshme, por të keqpaguar. Gjatë muajve të verës qëndrojnë në Tiranën e Lalit, me shpresë se do stabilizohen diku në ndonjë punë, me mendjen që të mos kthehen më andej nga vijnë, nga ndonjë fshat i thellë në jug a veri, apo qytezë të humbur, ku jeta ngjan si e ngrirë, pa shpresë dhe në zymtësi.

Po lali Eri çfarë di për studentët që sot protestojnë. Që jetojnë në konvikte që i ngjajnë gërmadhave pas një bombardimi. Por Lali sërish ka mesazhe dhe me malinjitetin që e ka të mëshiruar në çdo qelizë, tenton ti konsiderojë studentët si përtacë, që kërkojnë gjithçka nga shteti, protestojnë e nuk punojnë.

Jo më kot zgjodhi edhe Klaudion, të riun që edhe nëse vërtetë e ka gjetur atë punë, do i duhet të shkojë në shkollë me kallo në duar, nën të ftohtë, përpara një pedagogu që kërkon t’i marrë edhe qindarkën e fundit me korrupsionin e provimeve dhe më një qeveri që e quan ngelës.