Ngujimi në Fakultete/ Studentët marrin vendimin e rëndësishëm

Pas rreth një orë mbledhjeje mes studentëve në ambientet e Fakultetit Ekonomik, në një deklaratë për mediat ata janë shprehur se do të vazhdojnë bojkotin e mësimit si dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar në Fakultet.

Më herët në këtë fakultet, studentëve të ngujuar prej tre ditësh, u janë bashkuar edhe rreth 200 studentë të tjerë për të bërë një mbledhje e për të vendosur se çfarë do të behët me protestën e tyre, e cila tashmë është kthyer në grevë urie.

LEXO EDHE  KQZ dorëzohet para kryebashkiakëve të opozitës/ Lëvizin KZAZ, ja çfarë ndodh në Kukës… (FOTO)

Studentët janë shprehur një zëri se nuk do të futen në mësim dhe kërkojnë që kryeministri Edi Rama të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre të parashtruara që në fillim të muajit dhjetor, e këtë duhet ta bëjë me ligj, pasi ata shprehen se nëse nuk miratohen me ligj, nuk kanë besim.