Kushti i studentëve: Pa anulimin e Ligjit të Arsimit s’kthehemi në leksione (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme, një grup studentësh të Fakuletti të Mjekësisë janë solidarizuar me studentët e tjerë, duke iu bashkuar ngujimit tek Fakulteti i Ekonomikut. Rreth 50 studentë të Mjekësisë janë shprehur se do t’a kalojnë natën te Ekonomiku, ndërsa të hënën do të vijojnë bojkotin te fakulteti i tyre, ku pritet të jenë edhe më të shumtë në numër.

Dënojmë dhunën që është ushtruar nga policia ndaj shokëve tanë të Fakulteteve të tjera dhe solidarizohemi me ta. U themi që Mjekësia është e gatshme ti mbështesë me çfarëdo ndihme. Në kuadër të këtij solidarizimi kemi vendosur dhe ne të ngujohemi si Fakultetet e tjera. Jemi një grup me disa studentë, nesër presim të 2-3 fishohemi. Protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e 8 kërkesave dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Sonte ne do të flemë këtu, grupi prej 40-50 studentësh, ndërsa nesër do të vijojmë bojkotin te Fakulteti i Mjekësisë”, deklaroi një student.

“Anuloni ligjin” ishte thirrja në kor e studentëve drejtuar kryeministrit Rama. Deri më tani janë ngujuar studentët e tre fakulteteve; Drejtësisë, Ekonomikut dhe Mjekësise.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here