Kompania e zyrtarit të PS fituese e tenderave të Universiteteve, pse duhen anuluar (Dokumenti)

Studentët po mbledhin firmat për t’i kërkuar Rektorateve të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik NDËRPRERJEN E KONTRATËS me Kompaninë e Policisë Private “EUROGJICI” të funksionarit të lartë socialist Safet Gjici për dhunën e paligjshme ndaj studentëve protestues.

Gjatë ditëve të fundit janë raportuar raste të shumta (madje dhe me video dhe foto) të dhunës dhe tejkalimeve të tjera të kompetencave nga policët privatë të kompanisë së sigurisë EUROGJICI në pronësi të funksionarit të lartë socialist Safet Gjicit i cili ka kontratë me dy universitetet publike të lidhur respektivisht nga Rektoratet e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik.

Nga të dhënat e marra nga Drejtoria e Thesarit të Shtetit (burimi Open Data Albania – http://spending.data.al) rezulton se Kompania Eurogjici ka përfituar nga 2015 deri në 2018 një shumë nga buxheti i Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik të siguruar nga tarfiat e studentëve prej 129,530,989 L (e konvertuar në Euro sipas kursit të Bankës së Shqipërisë 1.031.000 €) përkatësisht në vlerat 97,860,832 L nga tarifat e studentëve të Universitetit të Tiranës dhe 31,670,157 L nga tarifat e studentëve të Universiteti Politeknik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here