Grabitje me shotgan dhe hanxhar, përfundojnë në spital dy vëllezërit e futbollistëve

Trent Arnold dhe Markus Rashford janë dy lojtarë rivalë në Angli, por pjesë e një kombëtareje, atë të “Tre Luanëve”. Nuk ka asgjë të çuditshme që dy futbollistët e ekipeve më të urryera me njëra-tjetrën të jenë shokë, por mesa duket edhe vëllezërit e tyre kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin.

Sipas “Daily Mail”, Dejn dhe Tajler janë sulmuar mëngjesin e së shtunës, ku kishin ndaluar në Mançester për të ngrënë në një restorant dhe më pas do niseshin që të shikonin ndeshjen që Liverpul do të zhvillonte kundër Brajtonit.

LEXO EDHE  Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë, pritet të ndodhë katastrofa

Ata janë rrahur brutalisht dhe janë lënduar në turp dhe në fytyrë, më pas janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Dejnit, vëllait të sulmuesit Rashford i është grabitur ora dhe makina “Range Rover”.

Policia ka bërë me dije se grabitësit kishin një makinë të tipit “BMW” dhe me vete mbanin një shotgan, shkop bejsbolli, por edhe një hanxhar. Makina e vëllait të Rashford është gjetur më pas nga forcat e rendit larg nga restoranti ku ishte grabitur.