FOTO/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Pas dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos, kryeministri grek Alexis Tsipras, ka emëruar në këtë post Admiral, Evangelos Apostolakis.

Nga ana e tij Tspiras tha pas dorëheqjes së Kammenos, se “Për gati 4 vite kam qenë në një bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë me Panos por vijmë nga familje të ndryshme politike. Pas një bisede të pastër me të e falenderoj me gjithë zemër për të gjithë kontributin e dhënë në koalicion”.

Ministri dhe njëkohësisht lideri i partisë ANEL, Panos Kammenos deklaroi se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni me qeverinë greke, pas takimit me kryeministrin Alexis Tsipras.

“Patëm një bashkëpunim që zgjati plot 4 vite në një qeveri për unitet kombëtar. Ne arritëm shumë sëbashku. Falenderova kryeministrin. Në çështje kombëtare, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë. ANEL tërhiqet nga qeveria,” tha ai.]

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here