Ende pa marrë Certifikatën e Sigurisë, Gent Cakaj takim me drejtorët e rëndësishme në …

Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministri i ri i Jashtëm është kthyer në një nga debatet më të “nxehta” të aktualitetit politik.

Refuzimi i tij nga presidenti Ilir Meta ka shkaktuar një tjetër “krisje” mes tij dhe kryeministrit, të cilët nuk i kanë kursyer edhe replikat e ashpra në distancë në rrjetet sociale.

Një nga argumentet e përdorur prej Metës si shkak për mosdekretimin e Cakajt, aktualisht zv.ministër në MPJ, është se ai ka neglizhuar pajisjen me CSP, Certifikatën e Sigurisë.

Megjithatë, burime për politiko.al sqarojnë se në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të janarit të këtij viti, Cakaj ka kërkuar dhe ka zhvilluar mbledhje me drejtorët e MPJ, ku ka kërkuar informacion për punën e tyre, ndonëse gjatë atyre ditëve ai nuk dispononte ende Certifikatën e Sigurisë (Cakaj ka aplikuar disa ditë pas Vitit të Ri dhe e ka marrë brenda 24 orëve).

Ajo që përbën shkelje është fakti se bëhet fjalë për drejtori që disponojnë informacione të klasifikuara dhe sekrete, dhe për të patur akses mbi to, duhet me patjetër aprovimi me CSP-në. Në të kundërt, kujtojmë se administrimi i informacionit të klasifikuar pa certifikatë çon automatikisht në ndjekje penale.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar në këto takime dhe a ka marrë Cakaj informacione prej drejtorive “hermetike”, pasi në të kundërt do të “ndizte” edhe më shumë debatin politik në emër të tij.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here