Bora izolon banorët e fshatrave të Bulqizës, 5 orë në këmbë për të blerë ilaçe

Për shkak të reshjeve të borës që zgjatën rreth 4 ditë në Bulqizë, mjaft fshatra kanë mbetur të izoluara. Të bllokuara kanë mbetur pjesa më e madhe e rrugëve në: Fushë Bulqizë, Zerqan, Martanesh, Shupenze, Ostren, Trebisht.

Një nga banorët shprehet se vajzën e sëmurë e kanë nxjerrë në krahë deri në rrugën kryesore për ta transportuar më pas në spital.
Në fshatra të njësisë Zerqan banorët janë detyruar të hapin rrugën me forcat e tyre, sepse përndryshe nuk mund të furnizojnë bagëtinë me bazë ushqimore.

Ali Muça, banor i fshatit Orzhanove në njësinë administrative Ostren ka udhëtuar 5 orë në këmbë deri në Shupenzë për të blerë ilaçe, sepse sipas tij bashkia nuk ka marrë masa për hapjen e rrugëve.

Në shumë segmente të rrugës mungon kripa dhe skorjet, më problematike situata në rrugën nacionale paraqitet në aksin Ura e Çereneçit deri tek Ira e Topojanit, ku gjatë së dielës në Shupenzë për shkak edhe të trafikut të rënduar, për më shumë se një orë makinat ngelen të bllokuar.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here