Bllokohet në mal alpinistja, shpëtohet me helikopter

Plagoset në malin Cikës në Vlorë një alpiniste 31-vjeçare pasi u rrëzua nga një lartësi e pacaktuar. Vajza ka marrë disa plagë në trup. Ajo ishte pjesë e një grupi prej 4 personash që kryenin ecje në mal.

Për shkak se ndodhej rreth 4 orë larg nga rruga kryesore, transportimi i saj me makinë për në spital ka qënë thuajse i pamundur. E ndodhur në këto kushte, në ndihmë i ka ardhur helikopteri i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUB), i cili ka rrezikuar shumë, pasi helikopterë të tillë e kanë të vështirë manovrimin në terren të ulët dhe thepisur.

Pas disa peripecish, vajza ka arritur të futet në helikopter dhe të transportohet për në spital. Mësohet se gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here