Banorët e Bregut të Lumit nesër protestë masive: Mos iu afroni shtëpive (VIDEO)

Banorët e Bregut të Lumit kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një protestë kundër prishjes së banesave të tyre dhe nxjerrjes së tyre në rrugë të madhe. Ata kërkojnë nga qeveria dhe bashkia dëmshpërblim ashtu siç kanë marrë banorët e dy segmenteve të para ku ka kaluar bulevardi i ri.

Banorët protestojnë prej disa javësh dhe pas në një ndërprerjeje disa ditore kanë rinisur protestat duke qenë se për të hënën janë lajmëruar se do të prishen 7 banesat e para. Ata kërkojnë prej shumë kohësh dëmshpërblim për banesat që prishen duke qenë se të gjithë banorët e tjerë janë dëmshpërblyer për banesat e tyre.

LEXO EDHE  Këmbë përmbi këmbë duke ruajtur Teatrin/ Lali në dilemë ‘tani apo pas pushimeve fadromën’

Ditën e nesërme kanë lajmëruar se do zhvillojnë një protestë masive ku do jenë banorët e 45 banesave që preken nga zgjatimi i bulevardit. Banorët shprehen se dop i mbrojnë banesat e tyre me çdo mjet pasi nuk kanë ku të shkojnë.

Më herët banorët kanë refuzuar ofertën e bashkisë për bonus qeraje, një bonus minimal që nuk mbulon as gjysmën e qerasë së një garsoniereje në Tiranë.