“Autorët mbanin të veshur uniformë të FNSH”/ Flet biznesmeni i grabitur: Ku dyshoj

Të tjera detaje dalin nga grabitja e ndodhur pak ditë më parë në Shkozet të Durrësit në familjen e një biznesmeni. Familja e biznesmenit Elton Kelmendi ka rënë pre e grabitjes. Atyre u janë vjedhur rreth 10 mijë euro pasi janë lidhur më parë prej grabitësve.

Sipas deklarimeve të dhëna për grupin hetimor, biznesmeni është shprehur se nuk ka arritur të njohë asnjë prej 3 autorëve, pasi mbanin të veshur uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe kapuçë.

Fillimisht, ata kanë lidhur çiftin e bashkëshortëve dhe djalin e tyre, ndërsa më pas kontrolluan në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Pasi kanë marrë shumën e parave, në dalje kanë marrë me vete dhe djalin e mitur, por sapo kanë dal në rrugën kryesore, ata e zbritën atë nga makina. I frikësuar ai u kthye në banesë ku gjeti prindërit të lidhur.

Dyshimet lidhen me persona të afërt të familjes Kelmendi, që kanë patur dijeni për shumën e parave që biznesmeni ka patur në banesë. Mësohet se kanë qenë 3 persona të armatosur dhe të maskuar, ata që kanë kryer grabitjen. Banesa e biznesmenit mësohet se ndodhet pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet.

Po ashtu, mësohet se policia ka shoqëruar 15 persona për t’i pyetur rreth ngjarjes.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here