Austri, orteku vret tre skiatorë, një tjetër rezulton i zhdukur

epa07275811 Heavy wind stirs stirs up snow on a mountain of Niedrige Tauern near St Johann am Tauern, Austria, 11 January 2018. Austria and Germany have received heavy snowfalls over the past days with weather forecasters warning that conditions could cause blocked roads and increased avalanche danger in many parts of the affected regions. EPA/CHRISTIAN BRUNA

Tre skiatorë kanë humbur jetën dje dhe një rezulton i zhdukur, për shkak të një orteku pranë Lech, një lokalitet në perëndim të Austrisë, ka bërë me dije policia.

Trupat e tre viktimave (57, 36 dhe 32 vjeç) janë gjetur dje në mbrëmje, disa orë pas alarmit të lëshuar nga bashkëshortja e njërit prej tyre.

LEXO EDHE  Tmerrohet kryeqyteti/ Vriten tri persona nga disa sulme me thikë

Policia e Vorarlberg ka bërë me dije sot që kërkimet për skiatorin e katër gjerman, një djalë 28 vjeçar, janë ndërprerë për shkak të motit të keq dhe rrezikut nga orteqe të tjera.

Me fatkeqësinë e djeshme shkon në 24 bilanci i të vdekurve nga moti i keq, i regjistruar që nga fillimi i muajit në Europë.