“Unaza”, Basha: Të anulohet tenderi, kërkesa për vinç 400 ton absurde. Prokuroria të hetojë …

Në deklaratën për mediat në PD, kryedemokrati Basha u ndal edhe në skandalin e tenderit me unazën e madhe, për të cilën u shpreh se kërkesa e PD është një dhe e vetme, anulimi tenderit.

“Ndonëse është kapur në flagrancë për megaskandalin e unazës së re në vend të kemi politikanë e zyrtarë të arrestuar po përgatitet ritenderimi. Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrese në procesin e falsifikimit. I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeministri i vendit Edi Rama. Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qendron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokurorisë e bën atë bashkëfajtore e bashkëshkelëse të ligjit. Sot cdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emëruar Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfudnuar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfitesit e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia.” U shpreh Basha ndërsa theksoi se do të ndiqen penalisht të gjithë ata zyrtarë që janë bashkëpjesëmarrës në këtë vjedhje historike që ka emrin firmën e vulën e Edi Ramës.

Në vijim Basha u ndal edhe në procesin e tenderimit të ri të unazës së madhe pas dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive ‘Biba X’ dhe ‘DH Albania’.

“Është përgatitur edhe rimanipulimi i këtij loti, janë bërë kërkesa qesharake. Ky tender duhet anuluar i tëri, cdo hap e në vencanti të tilla si ky me rezultate të paracaktuara , vinça 400 tonsh, janë qesharake.

“Edhe ky është rast për nënvizuar si është gremisur drejtësia shqiptare që në momentin që Edi Rama ka kapur prokuroinë. Ora po troket në minutat e fundit. Abuzimi i të drejtave të qytetarëve nga Unaza e Re deri te protesta e studentëve deri te mbrojtja e kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar do çojë deri në një, këto probleme kaq të rënda të drejtësisë në mirëqenës së qytetarëve, të gjejnë një rrugë institucionale. Nuk i lejojmë të korruptuarit ta zhysin Shqipërinë në këtë gënjeshtër. I bëj thirrje çdo shqiptari të ndershëm dhe institucioneve të pakapura nga Edi Rama të bëjnë detyrën”.-përfundoi Basha

LEXO EDHE  Dorëheqja e Haradinajt/ Berisha: Akt shtetari, të bashkohemi dhe të ndalojmë ndarjen e Kosovës

Një ditë më parë në media u denoncuan hije dyshimi në tenderin e ri për unazën e madhe. Përmes dokumenteve ku shihej  se një nga kriteret është kerkesa për kapacitete e mjeteve dhe makinerive që operatorët duhet të disponojnë për të marr pjesë në këtë procedurë. Në piken 13 per mjetet e punës kerkohet një autovinç me kapacitet mbi 450 ton.

Sërish tender korruptiv te “Unaza”? Kriteret paracaktojnë fituesin

Rrugët e bllokuara, Basha: Prokuroria të hetojë kompanitë

Duke marrë shkas nga kushtet e vështira meteorologjike që po përballet një pjesë e madhe e vendit, ku kryesisht zona veriore dhe juglindore është bllokuar nga bora, vjen një reagim i ashpër nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky i fundit në një dalje publike nga selia blu i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për të gjitha ato kompani që merren me mirëmbajtjen e rrugëve dhe që marrin lekë nga taksapaguesit shqiptarë.

“Kjo e shtunë vazhdon të ngelet e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora, ndërkohë që qindra mln euro janë vedhur nga qeveria në bashkëpunim me oligarkë dhe me kompani të papërgjegjshme. Në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato me pushime luksi. Unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksa paguesve shqiptar që kanë përpirë këto kompani, dhe të marrin përgjegjësi. këto para duhet t’i rikthehen taksapaguesve. Dua të falënderoj dhjetra aktivist të shoqërisë civile dhe të PD që në këto 72 orët e fundit ia kanë dalë që të çajnë disa prej fshatrave duke i furnizuar me ushqime”, tha Basha.

Basha, thirrje të prerë Ramës: Mos e shty vendin në konflikt civil, jemi gati për përballje totale