Shpërthimi në Paris, raportohen 20 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Paris, ku si pasojë e flakëve të mëdha  kanë mbetur të plagosur 20 persona.

Shpërthimi ndodhi në lagjen Opera, jo shumë larg teatrit “Folie Bergere” në një furrë buke.

Siç raportojë mediat vendase, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit në furrën e bukës.

Të shumta janë fotot që kanë qarkulluar nga mediat sociale, në të cilat shihet se kati i parë i ndërtesës është shkatërruar. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo incident.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here