Shkatërrohet pas 16 vitesh martesa e Arbana Osmanit?

Arbana Osmani

Një lajm i keq duket se vjen kësaj here për të gjithë fansat dhe dashamirësit e moderatores së njohur dhe shumë të dashur për publikun, Arbana Osmani.

Ndonëse kanë një martesë 16-vjeçare, Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Ardit Kero kanë ditur të mbajnë thuajse hermetike jetën e tyre familjare. Por zhvillimet e reja në jetën e tyre duket se do të jenë disi të vështira për t’u fshehur.

Thuhet prej muajsh se moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe partneri i saj, kanë pasur probleme në çift dhe burime për “iconstyle.al”, bëjnë të ditur se ata po shkojnë drejt ndarjes.

Moderatorja Arbana Osmani ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private dhe ka arritur të mbrojë me fanatizëm familjen, duke pasur nga ana tjetër një karrierë shumë të suksesshme në televizionin “Top Channel”.

LEXO EDHE  “Ti je fiks për te semafori”/ Vazhdojnë sherret mes gazetares dhe ndjekësve: Kush e di sa të ka rrahur vjehrra

Për bashkëshortin e saj dimë shumë pak dhe madje të pakta janë edhe fotot e tij që qarkullojnë në internet.

Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe është financier me profesion. Ndonëse partnerja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes duke qenë personazh publik, ai ka ditur gjithnjë t’u ruhet kamerave.

Dyshja ka edhe një djalë që quhet Jon, që këtë mars mbush 4 vjeç. Moderatorja ka ndarë herë pas here momente të ëmbla me të birin në rrjetet sociale ndërsa sa i përket partnerit, ajo ka preferuar të jetë tepër e rezervuar.