Sherri Rama-Meta / Reagon Manjani: Tezat që meritojnë sqarim!

Ish-ministri Ylli Manjani i është bashkuar debateve lidhur me përplasjen Rama-Meta për çështjen e mosdekretimit të Genti Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

Sipas Manjanit me vlerë janë të sqarohen disa teza që ai i shtjellon: Nëse presidenti ka shkelur kushtetutën? A po krijohet ndarje Shqipëri Kosovë?, si dhe nëse po sillet presidenti si kryetar opozitë.

Reagimi i Manjanit:

Disa çështje që meritojnë sqarim.

Në përplasjen Kryeministër-President, jo e vetmja në historinë e shtetit, Kryeministri përpiqet të ngulë disa teza që meritojnë sqarime.

  1. A ka shkelur Presidenti Kushtetutën?

Pa asnjë dyshim Kryeministri nuk është institucioni që gjykon e as ngre dot akuzë për shkelje të Kushtetutës.

Por pavarësisht këtij kostatimi formal, në esencë Presidenti është në rolin e tij Kushtetues: të EMRRIMIT të ministrave. Pra e theksoj EMERIMIT.

Sipas Kushtetutës EMERIMIN e bën Presidenti me Dekret. Po sipas Kushtetutës Dekreti lëshohet në bazë të propozimit të Kryeministrit.

Kështu ka ndodhur, 8 nga 9 propozime të Kryeministrit u dekretuan. Njëri jo. Dhe për këtë “njërin” na qënka shkelur Kushtetuta pse Presidenti nuk pranoi një propozim?!

Kërcet shumë kjo logjikë.

Nga ana tjetër shkelje të Kushtetutës nuk përbën një zbatim disi ndryshe i Presidentit të kompetencës së tij.

Në këtë vend shkelen hapur liri e të drejta themelore nga qeveria. Po nga qeveria ka tentantiva serioze për të shkëmbyer territor të shtetit me Greqinë. Le pastaj procesi ligjvënës që është gjithnjë jashtë procesit kushtetues.

Këto janë shkelje, jo rrezimi i merituar dhe publikisht i pranuar i Gent Cakës.

  1. A po e krijon ndarje Shqipëri-Kosovë Presidenti?

Teza është qesharake në substancën e vet, pa dyshim!

Të thuash që Presidenti nuk pranoi Gent Cakën (bashkë me letrën idiote të Batonit) po na ndan me Kosovën është të flasësh si e ëma e Zeqos në maj të thanës!

Nëse rrëzimi i Cakës na ndau me Kosovën, mos vallë dekretimi i Besa Shahinit na afron?!

Apo nuk është kosovare ajo?!

Idiotësi tezë! Propagandë e lodhur…

  1. A po sillet Presidenti si kryetar opozite?

Mos dekretimi i propozimit të Kryeministrit nuk i intereson aspak opozitës. Kjo e fundit ka betejë me Ramën dhe modelin e tij, jo me Gent Cakën.

Ndaj çdo shpërqendrim vemendje nuk është në favorin e opozitës.

Sherri President- Kryeministër ashtu si dhe takimet jo transpartente të tyre janë pjesë e shpërqendrimit të vemendjes.

Ndaj nuk i shërben e as i duhet fare opozitës kjo gjë!

Presidenti e Kryeministri alias IM dhe ER zihen e pajtohen relativisht shpesh. Kjo nuk është çështje politike e aq më pak e opozitës.

Këto janë tre teza që meritojnë një vemendje dhe ndoshta edhe disa sqarime të fohta.

Debati mbi etikën e komunikimit publik lë për të dëshiruar reciprokisht!

LEXO EDHE  Tronditen burgjet/ Drejtori jep dorëheqjen