Salsano për Florjan Binajn: “Është maniak seksual”

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ishte i ftuari i parë i emisionit “Late Night Show”, i Kastro Zizos.

Gjatë emisionit u shfaq një video e moderatorit dhe aktorit, Salsano Rrapi, i cili dha mendimin e tij për kolegun Binaj.

Salsano, i cili është edhe “partnerja” në pjesën e atentateve në “Portokalli”, kua ai bën rolin e femrës, është shprehur me humor se është Flori është një “maniak seksual”.

“Flori, kryesorja është që është i gjatë dhe i dobët. Flori thyhet si kallam. Duhet të flas si shok, si mik apo si partner? E kam dhe partner sepse zakonisht kam bërë vajzat në “Portokalli” tek pjesa e atentateve. Të them gjërat e mira në fillim: është mik i mirë, shumë punëtor, i talentuar, shumë king, shumë seksi, maniak seksual (me shaka). I pëlqen shumë makina, por vjen me biçikletë në punë. E ka fiksim kur vonohen kolegët si puna ime dhe vetë vjen gjithmonë me vonesë. E do shumë Shqipërinë, dhe Amerikën dhe Brazilin”, tha Salsano për Florjan Binajn, i cili qeshte teksa dëgjonte përshkrimin e mikut të tij.

LEXO EDHE  Ja si dukej Luana Vjollca 20 vite më parë (Foto)