Ngujimi i studentëve/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vijojnë protestën studentët e fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës ku përmes bojkotit dhe ngujimit nëpër institucionet ku ata studiojnë, shprehen të vendosur për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre për realizimin e kërkesave të adresuara ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Edi Rama.

Studentët e Arkitektuarës, të cilët e kanë kaluar natën brenda godinës së Fakultetit, u shprehën se rezistenca e tyre do të vijojë deri në plotësimin e  të gjitha kërkesave të tyre.

Ata tregojnë se kanë kaluar gjithë natën nëpër korridoret e fakultetit ku sipas tyre, e kanë patur shumë të vështirë për shkak të temperaturave tepër të ulta dhe mungesa e mjeteve të ngrohjes.

Gjithashtu edhe studentët e Drejtësisë vijojnë të qëndrojnë të ngujuar. Atyre u janë bashkuar në formë sensibilizimi edhe disa  studentë të Fakultetit të Shkncave të Natyrës. Studentët shprehën se, “Nëse nuk realizohen kërkesat do ta përshkallëzojmë protestën duke përdorur çdo mjet të mundshëm”.

Ata vijojnë ti mbajnë të mbyllura dyert e Fakultetit ndërkohë që ndryshe nga netët e tjera u është lejuar futja e ushqimit dhe përdorimi i mjeteve të ngrohjes.

Studentët në këto momente janë duke bërë një mbledhje ku po diskutojnë me njëri-tjetrin për qndrimin apo formën e protestave për ditët në vijim.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here