Kontratë 3-vjeçare, Skënderbeu transferon këtë mesfushor

Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin Elmir Asani i cili iu bashkua skuadrës korçare ditën e djeshme ndërsa sot debutoi në miqësorten ndaj Bylisit, ku debutoi me gol.

Asani bindi drejtuesit e klubit korçar me paraqitjen e tij dhe pas testit miqësor, firmosi kontratën 3-vjeçare me kampionët në fuqi.

Së fundmi Asani ishte pjesë e klubit Maueruerk në kampionatin austriak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here