Elbasan/ Skandal në biznesin fason, punëtoret goditen me karrige në kokë

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në një biznes fasonerie në Hajdaran të Elbasanit, e cila merret me prodhimin e këpucëve.

Burime bëjnë me dije se punonjëset janë goditur me karrige nga punëdhënësi për shkak të gabimeve në punë. Gratë punëtore kanë mbetur të lënduara ndërsa pohojnë se edhe herë të tjera janë dhunuar psikologjikisht.

Nga frika e humbjes së vendit të punës ato e kanë pasur të vështirë që të flasin përpara kamerave. Një prej tyre është larguar nga puna për shkak të lëndimit që kishte marrë, ndërsa pjesa tjetër ka vijuar punën nën terror.

Kushtet e punës dhe mënyra e trajtimit në bizneset fasone është mjaft problematike, ku vetëm pak javë më parë në ambientet e punës në Durrës u helmuan rreth 40 gra.

Veçanërisht në qytetet e vogla klima që krijohet në këto biznese është mjaft problematike, pasi jeta e shumë familjeve është e varur nga rroga minimale që gratë marrin, edhe pse punojnë për më shumë se tetë orë në ditë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here