Dita 3 e ngujimit/ Studentët e Juridikut ndimohen nga bashkëmoshatarët e tyre

Është dita e tretë radhazi që studentët e Juridikut e gdhinë natëtn në ambjentet e fakultetit.

Me studentët janë solidarizuar edhe bashkëmoshatar të tyre të cilët i kanë ndimuar sadopak me ushqime dhe veshje.

Prej 3 ditësh studentët e disa fakulteteve në Tiranë, mes tyre ata të Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave.

LEXO EDHE  Protesta e opozitës, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare/ “Rama ik”, qytetarët marshuan…

Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat nuk plotësohen deri nesër. Ndërkohë, që këto ditë ka pasur edhe përplasje mes studentëve dhe policisë private, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar që të futen në ambientet e fakulteteve.