Basha, thirrje të prerë Ramës: Mos e shty vendin në konflikt civil, jemi gati për përballje totale

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot kryeministrit Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve protestues, duke e paralajmëruar atë se cdo veprim tjetër në këtë drejtim do ta shtyje vendin drejt një konflikti civil.

I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”- tha Basha, në një deklarata për mediat nga selia e PD.

basha deklarate

Ai i bëri thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për dhunën që u bë ndaj studentëve të ngujuar në fakultete, duke kërkuar marrjen të pandehur të administratorit Dafa, që kërkoi ndërhyrjen e policisë në auditorë.

“Kjo gjendje e rënduar të ftohti është përjetuar shumë keq edhe nga qindra studentë të ngujuar në fakultetet e Tiranës. Përkundër kushteve të vështira me një mendësi kriminale, Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ngrohjes dhe ndërprerjen me ushqime, dhe ka përdorur policinë për të dhunuar studentët. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, me urdhër politik të Ramës. Deklarata e djeshme e Lleshajt është e papërgjegjshme, ftoj prokurorinë të nisë hetimet për Skerdi Dafën, militantin e PS, që kërkoi policinë duke shkelur ligjin e duke marrë kompetencat që nuk i takojnë. Përshendes sqarimin e rektorit Mynyr koni që dënoi aktin e pandodhur edhe në kohën e komunizmit, të futjes së policisë në auditorë dhe të pyesë se cfarë pret të marrë të pandehur Dafën për shpërdorim detyre, dhe zinxhirin e policisë”- tha Basha.

LEXO EDHE  DETAJE/ Horrori në Durrës, rasti po hetohet si ngacmim seksual

Kryedemokrati është ndaluar edhe në izolimin e banorëve nga bora dhe braktisjen e madhe nga shteti dhe institucionet përgjegjëse.

“Ju bëj thirrje prokurorisë të nisë pa vonesë hetimin se ku kane shkuar lekët e taksapaguesve dhe të marrin përgjegjësi penale një për një drejtuesit, pronarët dhe zyrtarët përkatës nga ata që kanë firmosur kontratat e deri te ministri, që kjo vjedhje që po rëndon sot mbi gjendjen e mijëra familjeve të izoluara nga bora të mos mbetet pa përgjegjës e që këto para ti kthehen arkës së shtetit dhe taksapagues”.

Basha ka theksuar se opozita dhe PD nuk do të rrijë duarkryq, duke folur për një përballje masive dhe në cdo drejtim.

“Ajo që po paralajmëroj si opozitës është që mostërheqja nga ky skenar, do të cojë në përballje civile për marrjen e fatit të qytetarëve në duart e tyre, nuk do rrimë duarkryq as të përkundim shqiptarët në endërr të gënjeshtër, as të lëmë këta të korruptuar të zhysin vendin në gënjeshtër kjo do të marrë fund, përballje totale për të rikthyer drejtësisë, kushtetutën dhe pushtetun në duart e qytetarëve nuk do të vonojë dhe i bëj thirrje cdo shqiptari të ndershëm dhe cdo institucioni të pakapur nga Rama të bëjnë detyrën sa nuk është tepër vonë”, tha ai.