Mosdekretimi i Cakajt, flet Gjata: Të frikshme arsyet e publikuara nga Meta

Juristi Çlirim Gjata teksa komenton mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga Presidenti, u shpreh se kreu i shtetit ka zbatuar Kushtetutën.

Më tej, Gjata tha se Meta ka pasqyruar publikisht arsyet dhe sipas tij ato janë arsye të frikshme për qverinë për vendin.

“Presidenti ka zbatuar Kushtetutën. Nuk je dakord me këtë qendrim të presidentit shko në Gjykatën Kushtetuese. Ky është refuzuar si ministër. U tha që ka shkaqe politikë dhe janë bëre publike të gjitha. Meqë e doni kështu, jo vetëm e refuzoi, por pasqyroi dhe publikisht shkaqet. Për mua këto janë shkaqe të frikshme, për qeverinë, për Shqipërinë apo për situatën ku ndodhemi. Kështu është kur merr kalama dhe se kam për moshën, po përpërgjegjësinë e punës.

PS ka plot figura sidomos në këtë situatë kaq delikate. Ndodhemi përballë një momenti gjithë përfshirës kombëtare, siç është çështja e kufijve të Kosovës. Për mendimin tim them që nëse do të hyhet në këtë negociatë ndodhemi përballë një proces Berlini të ri.Kryeministri nuk di gjë nga diplomacia. Të hyjë të merret kryeministri me këtë, do ta bëjë më keq se pikturat e tij. Ka plot emra me integritet.”– u shpreh Gjata./Faxnews/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here